SPORT

Muriqi në mes Galatasarayt dhe Fenerbaches

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, thuhet se është duke u kërkuar nga dy klubet e mëdha turke, Galatasaray dhe Fenerbache.

Sipas mediave turke, dy skuadrat nuk arritën dot rendimentin e pritur në Superligë, teksa janë duke vazhduar kërkimin e tyre për një golashënues.

Sipas lajmeve të shtypit italian Corriere dello Sport, për Vedat Muriqin janë interesuar Fenerbahçe dhe Galatasaray, transmeton Klankosova.tv.

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, dëshiron të përforcojë skuadrën e tij me transferimet që do të bëjë. Por për këtë, trajneri dëshiron të gjejë paratë duke i shitur disa prej lojtarëve.

Vedat Muriqi është në krye të listës së Lacios që mund të shitet. Pati pretendime se Vedat Muriqi do të rikthehej te Fenerbahçe, por menjëherë erdhi në rend dite interesimi i Galatasarayt.

Muriqi është transferuar te Lazio nga skuadra e Fenerbaches, për 20 milionë euro.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort