Murati: Vendimet e qeverisë nuk lidhen me fushatë, LVV ka qenë konsistente kundër Speciales
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka mohuar se vendimet e fundit të qeverisë në detyrë lidhen me fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, ku u miratuan mbi 15 projekte dhe investime infrastrukturore për disa prej komunave të Kosovës, Murati deklaroi se ekzekutivi, edhe pse në detyrë, ka obligim të ushtrojë vendimmarrje.
Në një konferencë për media, ai u pyet edhe për deklaratat e ish-zyrtarit të lartë amerikan, James Rubin, në Hagë, në procesin kundër krerëve të UÇK-së. Murati tha se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë gjithmonë konsistente në qëndrimin e saj kundër Gjykatës Speciale.
Ai gjithashtu përsëriti qëndrimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën, duke theksuar se kjo është një çështje që mbetet prioritet për qeverinë.
