Murati: Qeveria i qëndron zotimit prej 100 milionë euro për energjinë
Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, bëri me dije se qeveria e ka zotim të qëndroj deri në fund, pra kompletimin e raportit të të hyrave të lejuara për sektorin energjetik deri në fund të periudhës tarifore në mars të vitit 2023.
“Qeveria përmes Ministrisë së Financave i qëndron zotimit prej 100 milionë euro për subvencionim për energjinë, nëse nuk ka ndonjë ndryshim nga rregullatori për energji”, tha ai duke i përgjigjur pyetjes së anëtarit të Komisionit, Abelard Tahiri.
Murati: Subvencionimi shpëtoi sektorin energjetik nga kolapsi-Live
(E plotësuar, ora 10:25) Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, tha se sektori energjetik konsiderohet si tërësi. “Maksimumi që qeveria ka mundur të mbështesim deri në 100 milionë euro brenda kornizës buxhetore”, tha ai.
(E plotësuar, ora 10:22) Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, tha se subvencionimi i energjisë është bazuar ligjore. “Çdo vendim që merret në legjislacion dhe kornizë ligjore që është në fuqi. Kërkesa ka ardhur dhe ka qenë në diskutim nga Ministria e Ekonomisë. Në atë kohë kishim reduktimi i energjisë dhe ka qenë para kolapsit”, tha Murati. Ai bëri me dije se ndarja e mjeteve është bërë nga Ministria e Ekonomisë, ndërsa pastaj ajo i ka bartë në llogarinë e KEK-ut.
Fillon intervistimi i Muratit nga komisioni hetimor për energjinë
(E plotësuar, ora 10:15) Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës ka filluar mbledhjen.
Në këtë mbledhje po bëhet Intervistimi i Hekuran Murati, Minister i Financave, Punës dhe Transfereve.
Deri më tani ky komision ka mbajtur disa mbledhje.
Ndryshe Komisioni përbëhet nga Driton Selmanaj- kryesues, Ferat Shala, Abelard Tahiri, anëtar, Besian Mustafa-anëtar, Pal Lekaj- anëtar, Artan Abrashi- anëtar, Enver Haliti- anëtar, Jeta Statovci- anëtare, Mimoza Kusari- Lila-anëtare, Adem Hoxha- anëtar dhe Fridon Lala- anëtar.

