Mujka lajmërohet pas ngritjes së aktakuzës: S’ka send prej asaj pune, po ngritën aktakuza anë e mbanë
Kryeshefi ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka, nuk ndihet i shqetësuar nga aktakuza që i është ngritur sot nga Prokuroria Speciale.
Ai ka bërë me dije se nuk ka asgjë nga kjo aktakuzë.
Në një prononcim për VOX Kosova, zyrtari i VV-së ka thënë se sot po ngritën lehtë aktakuzat.
“Po ndjehem njëjtë se s’ka send prej asaj pune. Po edhe ju, edhe shokët e juaj këtë politikisht po këqyrni me shfrytëzu po tybe s’ka send prej asaj pune”, ka thënë ai, duke u shprehur optimist se kjo aktakuzë do të rrëzohet.
“Për besë ju jeni këtu po më duket po jetoni, po e shihni që po ngriten aktakuza anë e mbanë edhe mandej po bien poshtë sepse janë njëpërdorimshme, një përdorim. Sot u bë e lehtë me ngrit aktakuzë pse mos po jep përgjegjësi najkush që po ngrit aktakuza të pabaza a? Prej kafeve të çajave po ngritin aktakuza. Po, ia lëmë gjyqësisë këtë punë”, është shprehur ai.
