Mujanoviq për bllokimin kufitar: Serbia mbetet kërcënim për Kosovën

Analisti boshnjak, Jasmin Mujanoviq, bllokimin e 15 autobusëve me mbi 300 qytetarëve nga Kosova në zonën neutrale Kroaci – Serbi, e ka cilësuar si dëshmi që Serbia nuk është e interesuar për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

“Kjo është një tjetër dëshmi që Serbia nuk është e zotuar ndaj dialogut të normalizimit me Kosovën. Është reagim i papërshtatshëm dhe tregon se Serbia ka për qëllim që të mos e lejojë Kosovën për t’iu bashkuar rendit institucional të Evropës dhe Serbia përdorë mjetet jashtë politike për të keqpërdorur jo vetëm Kosovën, por edhe shtetasit e saj”, ka deklaruar Mujanoviq për RTK-në.

Ai në “Info Plus” ka thënë se Beogradi është ende nën regjim autokrat dhe që s’është në gatishmëri të ndërtojë marrëdhënie homologe me Kosovën.

“Serbia në vend se të jetë partner e pjesëmarrës në dialog, vazhdon të mbetet kërcënim për Kosovën”, ka thënë analisti.

Ky bllokim është cilësuar nga autoritetet si instrument politik, pas votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion.

Go to TOP