Muja e vazhdon karrierën në Turqi

Arbnor Muja ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, duke filluar një aventurë të re në futbollin turk.

Klubi Samsunspor ka bërë të ditur për transferimin e tij.

Sipas njoftimit, mitrovicasi ka nënshkruar një kontratë 3.5-vjeçare me Samsunspor. 

Muja ishte transferuar te Antwerp nga skuadra e Dritës së Gjilanit.

Ai ishte pjesë e skuadrës së Shqipërisë në kampanjën kualifikuese për Euro 2024. 

Go to TOP