Muharremi letër publike deputetëve të rinj: Mos harroni pse jeni aty
Analisti Shenoll Muharremi i është drejtuar me një letër publike deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës i kujtuar misionin dhe përgjegjësinë e tyre ndaj qytetarëve që i kanë votuar. Ai thekson se detyra e deputetit nuk është ceremoniale, por një angazhim i përditshëm për të mbrojtur interesin publik dhe për të ndërtuar një shtet më të drejtë dhe më zhvilluar.
Në letër, Muharremi kritikon ashpër propozimin e ZRRE-së për rritjen e tarifave të energjisë elektrike e cilësuar si vendim të padrejtë ekonomikisht, të papërgjegjshëm politikisht dhe moralisht të pashpjegueshëm, sidomos në kushtet aktuale të inflacionit dhe sfidave për prodhuesit vendor.
Ai kërkon nga Kuvendi që të anulojë këtë vendim dhe të shkarkojë bordin dhe menaxhmentin përgjegjës të ZRRE-së, i bërë thirrje deputetëve të mos bëjnë gabimin e mbylljes së syve përballë padrejtësive që vijnë nga vetë institucionet.
“Mos të harrojmë, kush e harron qytetarin, sovrani e ndëshkon”, përmbyll Muharremi, paralajmëruar se humbja e lidhjes me qytetarin nxit migrimin e të rinjve, rrit varfërinë dhe thellon krizën ekonomike në vend. /Kosova.info/
