Muharremi godet Kurtin: Ai nesër ikën në Norvegji, Kosovës i mbesin problemet
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti duke e akuzuar për aventura politike dhe për veprime kundër rendit kushtetues.
Muharremi tha se ironia e gjithë situatës është se Kurti shumë shpejt mund të largohet drejt Norvegjisë, aty ku, sipas tij, jetojnë vajza dhe bashkëshortja e tij dhe ku e ka edhe shtëpinë, ndërsa qytetarëve të Kosovës do t’u mbesin problemet.
Ai kritikoi edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që po e mbështesin duke thënë se ata po marrin pjesë në akte kundër Kushtetutës dhe po e turpërojnë veten e familjet e tyre për interesa të një personi.
Sipas Muharremit, ndryshe nga deputetët që do të mbesin në Kosovë, Kurti pas një kohe mund të mos jetë më këtu dhe do të bëhet “i panjohur” për ta. /Kosova.info/
