Muharremi: Ambasada Amerikane dhe Qeveria në cikël tensioni; Thirrje për qetësi dhe reflektim
Opinionisti, Shenoll Muharremi, shprehët se Ambasada Amerikane ka treguar emocione në reagimet e fundit, të cilat, sipas tij, janë pasojë e frustrimit nga qëndrimet e qeverisë.
“Qëndrimi tashmë është bërë i qartë, kristal. Kush kupton, e kupton,” theksoi Muharremi, duke i referuar postimit të fundit që përfshin takimin e Presidentes Vjosa Osmani me Alexander Kasanof.
Sipas tij edhe në këtë rast, komunikata diplomatike përmendi Kryeministrin Kurti dhe veprimet e pakoordinuara, duke përdorur Presidenten kundër qeverisë.
Muharremi vuri në dukje se situata është kthyer në një “rrëmujë të vërtetë mes qeverisë dhe qendrave diplomatike”, duke bërë thirrje për qetësi dhe reflektim.
“Nuk është as situata me nxjerr KFOR-in në terren, e as me vazhdu me veprime tjera qeveria në veri. Situata nga normalja, është kthy në ‘jo aq normale’ dhe të sigurisë. Ku është zjarri? Nuk po shifet. Mirë është situata në përgjithësi dhe nuk ka përse me u përshkallëzu,” tha ai, duke sugjeruar që të gjithë akterët të ndalojnë dhe të shmangin ciklin e padobishëm të tensioneve. /Kosova.info/
