“Muchas gracias”, Gërvalla falënderon Madridin për njohjen e pasaportave
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se qytetarët e Kosovës nga tani mund të udhëtojnë në Spanjë.
Gërvalla-Schwarz me anë të një postimi në platformën X ka falënderuar Spanjën.
“Qytetarët e Kosovës tani mund të udhëtojnë në Spanjë. Në bazë të njoftimeve nga shtetet anëtare të BE-së deri më 5 janar 2024, Mbretëria e Spanjës njeh pasaportat e Republikës së Kosovës që nga 1 janari 2024”, shkroi Gërvalla-Schwarz.
“Shumë faleminderit Spanjë! Mirësevini në Kosovë”.
Lajmin gjatë ditë e dha edhe zëvenskryeministri i parë, Besnik Bislimi, i cili theksoi se Spanja është destinacioni i ri që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë përmes liberalizimit të vizave, “e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë”.
