Mposhten Real Madrid dhe Manchester City

Sonte nuk ka qenë nata e Real Madrid dhe Manchester City në Champions League. Dy skuadrat e mëdha janë mposhtur.

Real Madrid ka pësuar humbje me rezultat 1-3 kundër Milanit në “Santiago Bernabeu”, ndërsa Manchester City ka pësuar një disfatë të thellë 1-4 ndaj Sportingut në Lisbonë.

Në Madrid, skuadra e Carlo Ancelottit është tronditur nga Milani, i cili kaloi në epërsi qysh në minutën e dymbëdhjetë me golin e Thiaw. Real Madrid ka reaguar shpejt duke barazuar me Vinicius Junior në minutën e njëzet e tretë nga penalltia. Megjithatë, skuadra e Paulo Fonseca ka rikthyer epërsinë në minutën e tridhjetë e nëntë me një gol të Morata, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh. Në pjesën e dytë, Milani ka shënuar përsëri me Reijnders në minutën e shtatëdhjetë e tretë. Real Madrid ka menduar se ka gjetur një gol në minutën e tetëdhjetë e një me Rudiger, por VAR e ka anuluar. 

Në Lisbonë, Manchester City ka kaluar në epërsi herët, me një gol nga Foden në minutën e katërt, por Sporting Lisbon ka përmbysur gjithçka për të triumfuar 4-1. Gyokeres ishte ylli i ndeshjes duke shënuar tre gola (38′, 49′, 81′), ndërsa Araujo ka shtuar një tjetër në minutën e dyzet e gjashtë.

Ndërkohë, Juventus nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 kundër Lille. Skuadra franceze ka kaluar e para në avantazh me një gol nga David në minutën e njëzet e shtatë, pas një asistimi nga Edon Zhegrova. Juventus ka barazuar në minutën e gjashtëdhjetë me Vlahovic nga penalltia.

REZULTATET:

No description available.
Go to TOP