MPJD refuzon kërkesën e Petkoviqit për vizitë në Kosovën

Ministria e Punëve të Jashtme ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Refuzimin e kërkesës për vizitë dy ditore në Kosovë, e kanë bërë të ditur për KosovaPress edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë (MPJD).

“MPJD-ja nuk e ka aprovuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për të vizituar Kosovën në datat 2-3 dhjetor 2021”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Kujtojmë se më 27 nëntor, Serbia ka refuzuar kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës të katër ministrave të Qeverisë Kurti, të cilët donin të vizitonin shqiptarët atje për nder të festës kombëtare të 28 Nëntorit.

Go to TOP