Mozzik bëhet “futbollist” i Bayernit (FOTO)
Disa ditë më parë Loredana e ka zyrtarizuar lidhjen e saj të re me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, i cili është gjashtë vjet më i ri se reperja.
Por, nuk ka munguar as reagimi i ish-bashkëshortit, Mozzik.
Reperi si duket është bërë “futbollisti” i Bayern Munchen, kundërshtarit të përbetuar të Dortmundit.
Ai i ka publikuar disa fotografi me fanellën e bavarezëve.
Më herët ishte përfolur për një ribashkim të Mozzik dhe Loredanës, por që nuk ndodhi ashtu.
![Mozzik lojtar i Bayernit](https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/07/Mozzik-lojtar-i-Bayernit.jpg)