Motta thotë se Juve luan për fitore ndaj Atalanta

Trajneri i Juventus, Thiago Motta, ka deklaruar se ekipi i tij është i gatshëm për të luftuar për fitore ndaj Atalanta, pavarësisht sfidës së komplikuar.  

Juventus gjendet aktualisht në vendin e pestë të renditjes, nëntë pikë larg Atalanta që mban vendin e tretë. Serie A kryesohet nga Napoli. 

“Ekipi ynë është i zemëruar pas barazimit ndaj Torinos fundjavën që shkoi, por kjo na jep një shtysë për të qenë më të fokusuar në ndeshjen e nesërme. Përballemi me një ekip që, sipas renditjes, është më i mirë se ne, por kemi dëshirën dhe bindjen për të luajtur lojën tonë dhe për të arritur rezultatin që duam, që është gjithmonë fitorja”,ka thënë Motta në konferencën për shtyp.


Go to TOP