Motta: Juventusi do të japë 200 për qind në derbi kundër Torinos

Trajneri i Juventus, Thiago Motta, ka deklaruar se skuadra e tij do të hyjë në fushë kundër Torinos për ta fituar ndeshjen. 

Dy skuadrat takohen të shtunën në kuadër të Serie A. 

“Ekziston një atmosferë e veçantë me tifozët tanë dhe ne duam të japim më të mirën për të zhvilluar një ndeshje të madhe”, ka thënë Motta në konferencën për shtyp. “Rëndësia e një derbi është se qyteti e përjeton atë në mënyrë të zjarrtë; do të duhet të bëjmë më të mirën për të luajtur një ndeshje të madhe. Derbit janë ndeshje të bukura për t’u luajtur, dhe ne do të përpiqemi t’u japim gëzim të madh tifozëve tanë”.

Motta ka theksuar se Juventus është në formë të mirë fizike dhe me një moral të lartë, pas tri ditësh rikuperimi nga ndeshja e fundit. “Ekipi është fizikisht mirë. E shoh ekipin dhe kam besim në përkushtimin e gjithsecilit. Nesër do të hyjmë në ndeshje me 200%”, ka shtuar ai.

Go to TOP