MotoGP, Marc Marquez shpallet kampion bote

Piloti spanjoll Marc Marquez është shpallur kampion i botës në MotoGP, pas vendit të dytë të siguruar në Çmimin e Madh të Japonisë.

Me këtë sukses, Marquez dhe Ducati sigurojnë titullin e tij të shtatë në kategorinë elitare dhe të nëntin në përgjithësi, duke barazuar legjendën Valentino Rossi.

Ky është një moment historik, pasi Marquez bëhet piloti i parë që shpallet kampion i botës më shumë se pesë vjet pas triumfit të tij të fundit, i cili daton nga viti 2019.

Gara në Motegi u fitua nga Francesco Bagnaia, i cili kompletoi dopietën pas triumfit në Sprint-in e së shtunës. Në podium u rikthye edhe Joan Mir me Hondën, për herë të parë pas katër vjetësh.

Marquez dominoi sezonin me një vazhdimësi mbresëlënëse: 14 fitore në 17 Sprinte, vetëm dy dështime në garat kryesore dhe gjithsej 11 fitore në GP, duke e bërë të padiskutueshëm titullin e tij kampion.


Go to TOP