Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët

Mbi vendin tonë të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende – vende mund të sjellin riga lokale shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29 deri në 33 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6m/s.

Sipas IHMK-së indeksi i rrezeve UV mbetet shumë i lartë, prandaj, sipas këtij instituti, këshillat e IKSHP mbeten në fuqi edhe për ditët e ardhshme. /Kosova.info/


Go to TOP