Moti sot i vranët, me intervale me diell dhe reshje shiu

Moti sot, e diel, pritet të jetë kryesisht i vranët, me intervale me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat parashihen të sjellin reshje të dobëta shiu në disa zona të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të jenë nga 15 deri në 18 gradë Celsius. 

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra për sekondë.


Go to TOP