Mot me diell dhe me vranësira të pakta
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 32-35°C.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 5m/s.
