Mot i paqëndrueshëm të shtunën, përmirësim i dukshëm të dielën
Fundjava e 4 dhe 5 prillit 2026 do të karakterizohet nga kushte të ndryshueshme meteorologjike.
Të shtunën pritet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat në disa zona do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 10 deri në 13 gradë. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi të lehtë deri mesatare.
Ndërkohë, të dielën pritet përmirësim i dukshëm i motit. Parashihet mot me vranësira të shpërndara dhe intervale më të gjata me diell. Temperaturat minimale do të bien në 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të shënojnë rritje të ndjeshme, duke arritur nga 15 deri në 18 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja, e lehtë deri mesatare, duke favorizuar kushte më të qëndrueshme atmosferike. /Kosova.info/
| Komuna (Qyteti) | 04.04.2026 | 05.04.2026 | ||
| Temp. Min. 0C | Temp. Max. 70C | Temp. Min. 0C | Temp. Max. 0C | |
| Prishtinë | 4 | 12 | 2 | 17 |
| Pejë | 4 | 12 | 2 | 17 |
| Prizren | 5 | 13 | 3 | 18 |
| Gjakovë | 6 | 13 | 3 | 18 |
| Istog | 5 | 13 | 3 | 19 |
| Junik | 5 | 12 | 2 | 18 |
| Dragash | 3 | 10 | 1 | 15 |
| Ferizaj | 4 | 11 | 2 | 16 |
| Gjilan | 4 | 11 | 2 | 16 |
| Kamenicë | 4 | 12 | 2 | 116 |
| Besianë | 4 | 12 | 2 | 16 |
| Mitrovicë | 5 | 12 | 2 | 17 |
| Malishevë | 5 | 12 | 3 | 17 |
