“Mosveprimi thellon krizën politike”, diplomati gjerman takon shefin e Kushtetueses
I ngarkuari me punë në ambasadën gjermane, Christian Böttcher është takuar sot me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi.
Në një njoftim në Facebook të kësaj ambasade rreth takimit në fjalë thuhet se Kushtetuesja është një shtyllë thelbësore e demokracisë dhe se duhet të zbatohen vendimet e saj.
“Të gjithë aktorët politikë duhet të zbatojnë vendimet e Gjykatës – ky është një detyrim kushtetues për deputetët. Mosveprimi jo vetëm që zgjat, por edhe thellon krizën politike, duke dëmtuar vendin. Siç u tha më parë: Është koha e duhur për ta vënë vendin në vend të parë, jo politikën partiake”, thotë ambasada e Gjermanisë.
Ai njëherësh e përgëzoi këtë gjykatë për punën e saj jetësore dhe riafirmoi mbështetjen e plotë të Gjermanisë.
