Muhamet Ramadani fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Mesdhetar U23
Atleti nga Kosova, Muhamet Ramadani ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin e katërt Mesdhetar U23.
Krahas medaljes, ai theu rekordin personal në hedhjen e gjylës në largësi 19.13 metra.
Ky kampionat u mbajt në Pescara të Italisë.

