Mbyllet kursi i organizuar nga FVK dhe KOK

Mbyllet kursi i organizuar nga FVK dhe KOK – 30 trajnerë certifikohen nga FIVB për nivelin 1.

Kursi për zhvillimin dhe avancimin e trajnerëve kosovarë të volejbollit, i organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), nën ligjërimin e instruktorit sllovak Martin Nemec, ka përfunduar sot, më 5 korrik. Rreth 30 trajnerë u certifikuan për nivelin 1 nga FIVB.

Kursi u mbajt në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS) në Prishtinë për pesë ditë, me trajnerët që iu nënshtruan pjesës teorike dhe praktike.

FVK uron trajnerët për kryerjen me sukses të kursit dhe njofton se do vazhdojë të kontribuojë tutje në zhvillimin dhe edukimin profesional të tyre në të ardhmen. /Kosova.info/

Go to TOP