Mkhitaryan: Dua të shënojë më shumë gola

Futbollisti i Interit, Henrikh Mkhitaryan, ka thënë se është i kënaqur me performancën në sezonin e kaluar, por ai e pranon se synon të shënojë më shumë gola.

Mkhitaryan me Zikaltërit fitojë titullin e kampionit në Itali, duke shënuar dy gola, por ishte asistuesi më i mirë në skuadrën e Simone Inzaghit.

“Kam shënuar vetëm 2 gola këtë vit dhe më vjen shumë keq sepse e di se mund të kisha bërë më shumë, por nuk ankohem sepse qëllimi i përgjithshëm i ekipit tonë ishte fitimi i kampionatit, gjë që e bëmë”, ka thënë ai.

“U bëra asistuesi më i mirë në ekip, por ambiciet e mia personale janë gjithmonë të larta. Dua të kem më shumë gola dhe asistime sezonin e ardhshëm”, ka theksuar Mkhitaryan.

Go to TOP