Mitrovicë, hajnat vjedhin veturën – kapen nga Policia e Kosovës

Një vjedhje e veturës është raportuar në Mitrovicë të Jugut.

Viktima raportoi në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë hapur me forcë dyert e rrethojës dhe kanë vjedhur veturën në vlerë rreth 3 mijë euro.

Njësitet policore kanë identifikuar dhe arrestuar 3 të dyshuar të cilët ishin me veturën e vjedhur.

“Mitrovicë Jug 24.08.2025-10:40. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë hapur me forcë dyert e rrethojës dhe kanë vjedhur një veturë me vlerë rreth 3000€. Pas veprimeve te menjehershme, njësitet policore kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët ishin me veturën e vjedhur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


Go to TOP