MD-ja tregon shumën e shpenzimeve financiare për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se që nga fillimi i procesit gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara në Hagë e deri më 24 korrik 2025, janë realizuar pagesa të rregullta dhe transparente për përkrahjen e mbrojtjes juridike të të akuzuarve.
Sipas njoftimit zyrtar, shuma totale e paguar deri më tani kap vlerën e 32,944,287.77 eurove, të ndara sipas marrëveshjeve paraprake dhe obligimeve ligjore në fuqi.
Nga kjo shumë, 5,353,301.02 euro janë shpenzuar për mbrojtjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, një nga të akuzuarit kryesorë në këtë proces.
Ministria thekson se pagesat janë bërë në përputhje të plotë me kornizën ligjore dhe do të vazhdojnë sipas marrëveshjeve dhe dispozitave ligjore që rregullojnë këtë çështje. /Kosova.info/
