Ministri vietnamez që u shërbye me biftek të ‘veshur me ar’ nga Nusret Gokçe përballet me kritika – pasi pjata besohet se kushton më shumë se paga mujore e tij

Një ministër vietnamez ka ngritur reagime pas një videoje që tregonte se po shërbehej me biftek të veshur me ar nga shefi i famshëm Nusret Gokce, i njohur si “Salt Bae”.

Sipas BBC ministri i Sigurisë Publike, Gjeneral To Lam, ishte duke ngrënë në restorantin e famshëm të shtrenjtë të kuzhinierit në Londër, Nusr-e.

https://twitter.com/DuyBnh61157516/status/1456512178580705280?s=20

Kritikët kanë vënë në pikëpyetje zgjedhjen e vendit, ku një pjatë bifteku kushton më shumë se paga mujore e ministrit.

Videoja u shfaq në llogarinë e Gokce në TikTok, por thuhet se u fshi pasi tërhoqi vëmendjen e mediave.

Restoranti në lagjen e lartë Knightsbridge ka bërë bujë për menynë e tij të shtrenjtë. 

Go to TOP