Ministri i Maqedonisë dhe Escobari flasin për situatën në veri të Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit dhe Përfaqësues Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Një temë e rëndësishme në këtë bisedë ka qenë edhe Kosova, si një çështje me ndikim sa i përket stabilitetit të rajonit.
Që të dy kanë theksuar se mbështesin fuqimisht vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Bëm thirrje për aktivitete për de-eskalimin e situatës, tërheqjen e barrikadave dhe sigurimin e kushteve për sundimin e ligjit”, shkroi Osmani në Twitter.
Prev Post
Ky dimër ka rrymë më shumë?
