Milani fiton dhe ngjitet në vendin e dytë
Milan ka marrë një fitore të rëndësishme 1:0 ndaj Verona në Serie A.
Ndeshja ka qenë e barabartë për pjesën më të madhe, por ështv vendosur nga një moment cilësie i Adrien Rabiot në fund të pjesës së parë. Mesfushori francez ka shënuar pas një asistimi nga Rafael Leao.
Në pjesën e dytë, Verona ka tentuar të reagojë, por portieri Mike Maignan ka qenë vendimtar me disa pritje të rëndësishme. Milan ka pasur edhe një gol të anuluar dhe një tjetër rast të larguar nga vija fatale, por rezultati ka mbetur i pandryshuar.
Me këtë fitore, Milani ngjitet në vendin e dytë në tabelë dhe forcon pozitën në zonën që siguron pjesëmarrjen në Champions League, ndërsa Verona mbetet në fund të tabelës dhe në rrezik serioz për rënie nga liga.
