Milan mposhtet nga Monza

Monza ka fituar kundër Milanit në ndeshjen e Javës së 24-tërt të Serie A. 

Në ndeshjen e zhvilluar në “U-Power Stadium” rezultati ka qenë 4-2. 

Pessina (45′), Mota (45+6′), kanë bë bërë që Monza ta mbyllë pjesën e parë me avantazh 2-0. 

Milan është rikthyer në lojë gjatë pjesës së dytë me golat e Giroud (64′) dhe Pulisic (88′). 

Kur është dukur se ndeshja do të përfundojë baraz, Monza ka shënuar edhe dy gola, me Bondo (90′) dhe Colombo (90 + 5′).

Nga minuta e pesëdhjetë e tretë skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli ka luajtur me dhjetëlojtarë, pasi Jovic e ka lënë fushë pas ndëshkimit.

Në tabelën e kryesuar nga Inter, Milan gjendet në vendin e tretë, ndërsa Monza në vendin e njëmbëdhjetë. 

Go to TOP