Messi flet për Ronaldon: Nuk jemi miq
Lionel Messi ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me Cristiano Ronaldon, duke sqaruar se nuk janë miq të afërt, por midis tyre ka respekt të thellë dhe admirim të ndërsjellë.
Në një intervistë për’DSports’, Messi deklaroi: “Kam shumë respekt dhe admirim për Cristiano Ronaldon dhe për karrierën e tij të jashtëzakonshme, që vazhdon edhe sot. Jashtë fushës, jemi dy njerëz normalë. Nuk jemi miq sepse nuk kalojmë kohë bashkë, por gjithmonë e kemi trajtuar njëri-tjetrin me shumë respekt.”
Messi theksoi se rivaliteti mes tyre ka qenë gjithmonë sportiv dhe profesional, duke përjashtuar çdo tension personal.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur debatet për se kush është lojtari më i madh i historisë – “GOAT” – vazhdojnë ende të ndajnë botën e futbollit, por vetë protagonistët tregojnë se respekti mbizotëron mbi çdo krahasim.
