Mesjava e ‘nxehtë’ në gjysmëfinalet e ‘Play-off-it’

Mesjava do të sjellë përballjet e dyta gjysmëfinale të ‘Play-offit’ në Superligë e Kosovës në basketboll.

Gara e sa vjen bëhet më interesante dhe vendimtare, ku katër skuadra luftojnë për titullin e kampionit.

Golden Eagle Ylli-Peja është sfida që zhvillohet të mërkurën mbrëma. Therandasit fituan ndeshjen e parë si mysafirë 84:87, në një takim me kthesa dhe tani Ylli avancon në serinë gjysmëfinale 1:0. Vendasit synojnë të ngritin epërsinë në 2:0 dhe të afrohen më shumë drejt finales, kurse kampionët të barazojnë serinë në 1:1 dhe të rikthejnë epërsinë e terrenit vendas.

Dueli tjetër zhvillohet të enjten mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Duelin e parë e fituan mitrovicasit 87:81 dhe synojnë fitoren e dytë radhazi në gjysmëfinale, kurse prishtinasit synojnë të barazojnë serinë në 1:1.

Skuadrat që shënojnë tri fitore do të kualifikohen në finale, derisa për tu shpallur kampionë nevojiten po ashtu tri fitore.

Gjysmëfinalet 2

E mërkurë

19:00 Golden Eagle Ylli – Peja

E enjte

19:00 Sigal Prishtina – Trepça

Go to TOP