Mertens: Ndeshja ndaj Italisë e veçantë për mua

Dries Mertens pranon se takimi mes Belgjikës dhe Italisë është një lojë e veçantë dhe pas tetë vitesh në Napoli ai e ndjen veten pak italian.

Çerekfinalja e UEFA Euro 2020 luhet në Mynih të Premten në orën 21:00.

“Është një lojë e veçantë për mua, pasi kam qenë në Itali për vite me radhë, kështu që nuk mund të mos jetë e veçantë”, tha sulmuesi i Napolit në konferencën për shtyp.

“A ndjehem italian? Pak, po. Napoli është një qytet i bukur dhe kjo më bën shumë të lumtur. ”

“Italia luan një futboll të bukur dhe janë një ekip që i bëri përshtypje të gjithëve në këtë turne,” përfundoi Mertens.

Go to TOP