Merdarë: Në kufi me dokumente të falsifikuara, arrestohet francezi
Policia kufitare në Merdarë ka identifikuar një rast të tentim kalimit të kufirit me dokumente të falsifikuara.
“Policia ka ndaluar automjetin me targa vendore drejtuar nga i dyshuari mashkull francez, i cili ka prezantuar letërnjoftimin dhe patente shoferin lëshuar nga autoritetet franceze që dyshohet të jenë të falsifikuara”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
