Megjani reagon ndaj përgjimeve: ndikimi në drejtësi përmes marrëveshjeve të fshehta dëmton shtetin e Kosovës

Avokati Ardian Megjani ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit të publikuara në media, ku përmes përgjimeve pretendohet një bisedë mes Mimoza Kusari Lilës, udhëheqëses së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Milan Radojçiqit, një individ i kërkuar për veprimtari terroriste. Në përgjimet e pretenduara, diskutohet për emërimin e një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese.

Megjani ka deklaruar se çdo përpjekje për të manipuluar emërimet në drejtësi përmes marrëveshjeve të fshehta është një akt që dëmton themelet e shtetit dhe minon besimin e qytetarëve në sistemin juridik.

Ai ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet të jenë të pavarura nga çdo ndikim kriminal dhe të mbrojnë drejtësinë e pastër dhe transparente. /Kosova.info/


Go to TOP