Medaljet olimpike, Abdixhiku: Faleminderit çika që i jepni Kosovës kaq shumë krenari – E ardhmja është e bukur

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pasi që sot xhudistja kosovare Laura Fazliu e fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Parisi 2024 të martën, në debutimin e saj në lojëra olimpike, duke u bërë kjo medalja e pestë olimpike në përgjithësi në historinë e sportit kosovar.

Ai ka thënë se sportistet janë duke e lartësuar Kosovën, flamurin si dhe ëndrrat e çdo vajze kosovare për të arritur një ditë të pamundurën.

Postimi i plotë:

Nga Majlinda në Rio 2016, te Nora e Distria në Tokio 2020, e deri tek Laura e Distria sërish tani në Paris 2024 – tregimi vazhdon! Republika është e fortë! 🇽🇰

Sportistet tona po e lartësojnë Republikën, flamurin tonë, shtetin tonë. Ato po lartësojnë dhe ëndrrat e çdo vajze kosovare për të arritur një ditë të pamundurën!

Ju faleminderit çika që i jepni Kosovës kaq shumë krenari. Dy medalje Olimpike deri më tani nga Parisi; 5 në gjithë historinë tonë të shkurtër! E ardhmja është e bukur. E bëjnë njerëzit tanë!

Go to TOP