Me vjedh në emër të qenve, je ma qen se qeni!

Është e vërtetë që ka pasur probleme me keqpërdorimin e fondeve për strehimoret e qenve endacak në Kosovë.

Është e trishtueshme që disa strehimore për qentë endacak, nuk ekzistojnë fare dhe që disa persona kanë abuzuar me këto mjete, të cilat i morën për qenët endacak, por i përdorën për qenët me dy këmbë, apo t’i themi “qentë me dukje të njeriut”.

Është e rëndësishme që shteti dhe prokuroria të bëjë hetimet e duhura për dhe të ndëshkojë ata që kanë keqpërdoruar këto fondet, besoj se është shumë e thjeshtë.

Gjithashtu, është shqetësuese që fëmijët janë të rrezikuar nga qenet endacak, sepse qenët me dukje të njeriut, i rregulluan strehimoret e tyre, me fondet e strehimoreve të qenve endacak, ky shteti duhet të marrë masa për të hetuar këto raste që janë të shumta, por edhe për të mbyllur qenët me dukje të njeriut prapa grillave dhe qenët endacak nëpër strehimore.

Shpresoj që situata të përmirësohet dhe që të gjithë qytetarët të kenë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur nga qenët endacak dhe nga ata qenë me dukje si njeriu! /Kosova.info/

Go to TOP