Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Më 1952 ndodhi diçka e çuditshme: 3 yje u zhdukën, ende s’e dimë ku ndodhen

Më 1952 ndodhi diçka e çuditshme: 3 yje u zhdukën, ende s’e dimë ku ndodhen

Shkencëtarët në Observatorin Palomar po vëzhgonin qiellin e natës më 19 korrik 1952 dhe si pjesë e një projekti, ata bënë fotografi të shumta të së njëjtës zonë për të ndihmuar në identifikimin e trupave qiellorë si asteroidet.

Rreth orës 20:52 ata regjistruan një grup prej tre yjesh të ndritshëm (magnitudë 15), por kur fotografuan të njëjtën zonë në orën 21:45 – yjet u zhdukën. Pra, në më pak se një orë nuk kishte asnjë shenjë prej tyre; sikur të mos ekzistonin.

Yjet nuk zhduken thjesht. Ato mund të shpërthejnë ose shkëlqimi i tyre mund të zbehet dhe të zbehet, por ato nuk zhduken. Por pamjet tregojnë se pikërisht kjo ka ndodhur.

Në foton e parë duket qartë grupi i tre yjeve, por jo në foton e dytë. Një mundësi është që shkëlqimi i tyre ka rënë papritmas, por ky shpjegim nuk “mban ujë”. Domethënë, kjo do të thotë se ato janë errësuar me një faktor prej 10.000 ose më shumë. Çfarë mund të shkaktojë që yjet të humbin kaq shumë shkëlqim kaq shpejt?

Efekti i lenteve gravitacionale?

Një shpjegim tjetër është se nuk ishin fare tre yje, por një. Ndoshta ai yll shkëlqeu fort për një kohë të shkurtër dhe në të njëjtën kohë një vrimë e zezë me masë yjore kaloi midis nesh dhe përmes efektit të lenteve gravitacionale shtrembëroi formën e tij, d.m.th. tregoi se aty ka tre trupa, jo një.

Problemi me këtë hipotezë është se në atë rast do të duhej të bashkoheshin disa faktorë dhe ishte një ngjarje e rrallë. Megjithatë, në regjistrimet e tjera nga vitet 1950 ne mund të shohim zhdukje të ngjashme të shumë yjeve. Në disa raste, yjet ndaheshin me minuta të harkut, gjë që vështirë se do të prodhonte një efekt lente gravitacionale, shkruan Universe Today.

Mundësia e tretë është që ata të mos ishin fare yje, por objekte të resë Oort të cilat për disa arsye u rritën në shkëlqim në të njëjtën kohë, dhe të cilat ne nuk mund t’i regjistronim më vonë, sepse ata vazhduan në orbitën e tyre. Reja Oort është një re sferike e bërthamave e kometave në skajin e sistemit diellor.

Reklama

https://telegrafi.com/wp-admin/admin-ajax.php?action=ai_ajax&block=2&referrer=&cookie_check=1&cookie_check_url=1&rnd=7936162676&q=/1952-ndodhi-dicka-e-cuditshme-3-yje-u-zhduken-ende-se-dime-ku-ndodhen/

Ekziston një shpjegim tjetër interesant – se ato nuk janë as objekte hapësinore. Observatori Palomar ndodhet relativisht afër shkretëtirave të Nju Meksikos ku u kryen testimi i armëve bërthamore. Ndoshta pluhuri radioaktiv i ka kontaminuar pllakat, duke krijuar pika të ndritshme në disa imazhe dhe jo në të tjera.

Duke pasur parasysh zhdukjet e ngjashme të yjeve të regjistruara në vitet 1950, kjo duket krejtësisht e mundur. Por ne ende nuk mund të jemi të sigurt. Përgjigja më e mirë mund të jetë ofrimi i vëzhgimeve të reja të së njëjtës zonë të qiellit. 

Go to TOP