Mbylli sezonin pa trofe, Ronaldo nuk e fsheh zhgënjimin

Cristiano Ronaldo në lot pasi ekipi i tij Al Nassr humbi finalen e Kupës së Mbretit kundër Al Hilal me penallti, një humbje që lë pa trofe CR7 këtë sezon në Arabinë Saudite.

Ish-lojtari i Juves dhe Real Madridit, 39 vjeç, u rrëzua në tokë pas penalltisë së fundit, ndërsa Al Hilal festoi, dhe më pas u largua ngadalë nga fusha dhe u ul në pankinë me lot që i rridhnin në fytyrë.

Al Nassr, i dyti në ligë pas Al Hilalit dhe që humbi nga e njëjta skuadër në Superkupë, humbi edhe një herë pavarësisht se Ronaldo shënoi 35 gola në kampionat.

I vetmi titull i fituar deri më tani me klubin e Riadit është Kupa e Kampionëve për klubet arabe vitin e kaluar.

Kontrata e Ronaldos, skadon në fund të sezonit të ardhshëm. Ndërsa Al Hilal feston një “tripletë” historike këtë sezon.

Go to TOP