Mbyllet pjesa e parë mes Romës dhe Milanit në Olimpico

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Romës dhe Milanit që po zhvillohet në kuadër të javës së 11-të në Serie A.

Pjesa e parë përfundoi në favor të Rossonerëve që shënuan golin e parë të takimit si mysafir i Giallorossëve.

Roma e filloi më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Lornezo Pellegrinit qysh në minutën e tretë, por goditja e tij përfundoi jashtë.

Momenti kryesor i pjesës së parë erdhi në minutën e 26-të, kur Zlatan Ibrahimovic realizoi nga gjuajtja e lirë një super gol.

Milani arriti të shënonte edhe një herë përmes Rafael Leaos, por që gjyqtari anësor e anuloi atë për pozitë jashtë loje.

Në 45 minutat e dytë, me gjasë do të ketë së paku edhe një gol, duke parë që të dyja skuadrat po tentojnë të shënojnë më shumë gola. 

Go to TOP