Mbyllet pa gola pjesa e parë, Ukrainë-Shqipëri

Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola.

Shqipëria pati disa raste të mira për të kaluar në epërsi. Në minutën e 9-të, Mario Mitaj bëri një depërtim të bukur duke shmangur tre futbollistë dhe pasoi për Qazim Laçin, i cili gjuajti jashtë. Më vonë, Kristjan Asllani harkoi nga krahu i majtë, por Rey Manaj dhe Laçi nuk arritën të përfitonin.

Në minutën e 31-të, Jasir Asani pati një rast të mirë nga një pasim i Bajramit, por nuk goditi direkt. Vetë Laçi, në minutën e 40-të, gjuajti pranë shtyllës pas harkimit të Asanit.

Edhe pse Ukraina pati më shumë kontroll të topit, rastet më të rrezikshme i krijoi Shqipëria.

Go to TOP