Mbrojtjet e Uruguait dhe Koresë së Jugut janë pa të meta, një tjetër barazim pa gola në Kupën e Botës

Lojtarët e Uruguait dhe Koresë së Jugut ndanë pikët në stadiumin Education City në Al Rayyan në xhiron e parë të fazës së grupeve të Kupës së Botës, teksa barazuan pa gola midis tyre.

Që nga fillimi i ndeshjes, skuadrat ishin mjaft të kujdesshme, dhe rasti i parë i mirë erdhi nga koreanët kur Hwang në minutën e 34-rt pati mundësi të shënonte.

Dy minuta para përfundimit të pjesës së parë, Uruguai mund të kalonte në avantazh, por shtylla i shpëtoi koreanët. Pjesa e parë u mbyll pa gol.

Pjesa e dytë ishte edhe më e dobët, kështu që emocioni i vetëm që pamë nëntë minuta para përfundimit të ndeshjes ishte kur Valverde gjuajti mirë, por topi përfundoi në shtyllë. Vlen të theksohet se të dyja mbrojtjet e bënë punën e tyre në mënyrë të përsosur, ndaj ndeshja u mbyll me rezultatin 0-0.

Sot në orën 17:00 luhet ndeshja e dytë e Grupit H mes Portugalisë dhe Ganës. Në raundin e dytë Uruguai takohet me Portugalinë, ndërsa Koreja e Jugut do të përballet me Ganën.

Go to TOP