Mbrojtësja e viktimave: Viktimat kanë pësuar trajtim ç ’njerëzor, torturë dhe vrasje

Mbrojtësja e viktimave në seancën e sotme gjyqësore ndaj Salih Mustafës, është duke paraqitur deklaratat përmbyllëse.

Ajo ka thënë se ndalimi arbitrar për të cilën akuzohet Mustafa, është dhunim i të drejtave të njeriut.

“Ndalimi arbitrar është dhunim i të drejtëve të njeriut. Viktimave  u është privuar e drejta për të mbrojtur vetën . Pas ndalimit arbitrar viktimat kanë pësuar trajtim ç ’njerëzor, torturë dhe vrasje”, ka thënë mbrojtësja.

Ajo ka shtuar se nuk ka asnjë dyshim që njerëzit janë ndaluar pa asnjë arsye.

“I akuzuari mbanë përgjegjësi edhe për trajtimin ç ‘njerëzor të viktimave…Është ky aspekt ç’njerëzues që i ka bërë viktimat të ndiheshim në keq se kafshët dhe shumë prej tyre janë lutur që ti merrte vdekja. Djegie, rrahje, goditje me rrymë elektrike, ekzekutime të gjitha këto kanë lënë pasoja psikologjike fizike mbi viktimat”, tha ajo.

Mbrojtësja e viktimave ka thënë se në asnjë mënyrë nuk justifikohet tortura, duke dhënë se janë ekzaminuar edhe trupat e disa prej viktimave që kanë dhënë dëshmi në gjykatë.

“Ekspertët kanë konfirmuar që trupat e viktimave kanë shenja të shumta dhe dëmtime që janë rezultat i torturës së ushtruar”, u shpreh mbrojtësja e viktimave.

Go to TOP