Mbikalimet në Prishtinë nuk shfrytëzohen

Komunikacioni në Prishtinë po vështirësohet edhe më shumë me kalimin e këmbësorëve aty ku nuk ka vendkalim të shënjuar. Kjo dukuri është e përditshme pranë shkollës së mesme “Ali Sokoli” por edhe në shumë vende të tjera të kryeqytetit. Për këtë kundërvajtje shqiptohen edhe gjoba, por sociologët thonë se në shoqërinë tonë mungon mirësjellja e komunikacionit.

Afër rrethrrotullimit në hyrje të Prishtinës, kalim i rrezikshëm i rrugës është veprim i përditshëm. Bien ne sy nxënësit e shkollës së mesme “Ali Sokoli”, por rastet janë të shpeshta edhe nga qytetarët.

Për kalimin në anën tjetër të rrugës janë edhe dy mundësi të tjera, jo më shumë se 15 metra nga aty është vendkalimi për këmbësor, por edhe më afër është mbikalimi.

 “Mbikalimi këtu shfrytëzohet shumë pak ose mund të themi hiq fare dhe kjo më së shumti ndodhë nga nxënësit e shkollës së mesme, e vështirësojnë shumë komunikacionit por ed rrezikojnë edhe veten dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion”, ka Naim Latifi nga Njësia e trafikut.

Por, kjo nuk ndodhë vetëm në rrugën “Fehmi Lladrovci”, e njëjta situatë është edhe pranë rrethrrotullimit tjetër i cili e lidh lagjen Emshir me atë të Veterrnikut.

Rreziku këtu është edhe më i madh ku këmbësorët kalojnë në përfundim të rrethrrotullimit ku shpejtësia e veturave llogaritet të jetë e madhe.

E pak më tutje është nënkalimi i cili pak shfrytëzohet edhe pse mirëmbajtja e tij është në gjendje të mirë.

“Ka shumë hulumtime shkencore që tregojnë se ngritja e numrit të gjobave dhe aplikimi i tyre ndikon drejtpërdrejt në rregullimin e komunikacionit dhe në Kosovë ekziston ky problem sepse e para shihet se nuk ka asnjë interesim nga niveli lokal dhe ai qeveritar në rregullimin e komunikacionit dhe në anën tjetër edhe neglizhimi i gjyqësorit ndikon në nivelin e kulturës ë komunikacionit “, tha Artan Muhaxheri.

Për këtë gabim të këmbësorëve gjoba është 20 euro, por që nëse paguhet brenda 10 ditëve ajo zbritet në 10 euro.

Go to TOP