Mbappe në dyshim për ndeshjen me Atletico Madrid

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka gjasa që doi të mungoë në derbin e fundjavës kundër Atletico Madridit pas një lëndimi, ka njoftuar klubi i LaLigas të mërkurën.

Francezi në këtë edicion ka shënuar shtatë gola për Real Madridin në nëntë ndeshje në të gjitha kompeticionet. 

Sulmuesi u zëvendësua në minutën e tetëdhjetë gjatë ndeshjes me Deportivo Alaves të martën. 

“Pasi i janë kryer testet mjekësore, ka rezultuar se lojtari ka një lëndim në këmbën e majtë. Progresi i tij do të monitorohet”, ka komunikuar Real Madrid.

Real Madrid ndodhet në vendin e dytë në tabelën e LaLigas me shtatëmbëdhjetë pikë, një më pak se Barcelona që ka një ndeshje më pak. 


Go to TOP