Matthaus: Alonso s`duhet ta marrë drejtimin e Liverpool

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, nuk e konsideron opsion të duhur shkuarjen te Liverpool të trajnerit të Bayer Leverkusen, Xabi Alonso.

Deklaratat e tij vijnë në kontekst të zërave për të ardhmen e Alonsos në merkaton e verës pas njoftimit të Jurgen Klopp se gjendet në sezonin e fundit te Liverpool.

“Liverpool nuk është opsioni i duhur për Xabi Alonso pas këtij sezoni. Ai ka opsione më të mira”, ka thënë Matthaus.

Ai ka shtruar pyetjen se pse Alonso duhet të transferohet në Liverpool, duke argumentuar se ai ka ndërtuar ekip që ofron kënaqësi për tifozët.

“Pse duhet të largohet nga ky ekip që na bën të lumtur me futbollin e bukur si Barcelona dymbëdhjetë vjet më parë?”, ka pyetur Matthaus.

Go to TOP