Matoshi: Nacionalizmi dhe homofobia po e izolojnë Kosovën, njohja nga Kenia meritë e Pacollit
Analisti Halil Matoshi ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti duke e cilësuar si nacionaliste, homofobe dhe të paaftë për të ruajtur marrëdhëniet me aleatët strategjikë të Kosovës.
Në një reagim publik, Matoshi vuri në dukje se njohja e Kosovës nga Kenia erdhi falë angazhimit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, ndërsa Ministria e Jashtme, sipas tij, ka dështuar të sjellë rezultate diplomatike në katër vjet qeverisje.
Ai gjithashtu kritikoi kryeministrin për sjellje autoritare dhe retorikë që, sipas tij, rrezikon të izolojë Kosovën dhe të cenojë sigurinë kombëtare. Sipas Matoshit, konfliktet me Shtetet e Bashkuara dhe mungesa e politikave pro-kapitaliste po e dëmtojnë rëndë të ardhmen e vendit.
Në përfundim, ai paralajmëroi se qasja aktuale e Qeverisë mund të ketë pasoja serioze duke u bërë thirrje qytetarëve të mos e neglizhojnë këtë situatë. /Kosova.info/
