Martinez shpallet lojtari i sezonit në Serie A

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, është shpallur lojtari i sezonit në Serie A.

Reprezentuesi argjentinas ka shënuar njëzet e katër gola, duke ndihmuar ekipin e tij të fitojë ligën këtë sezon. Martinez ka shënuar tetë gola më shumë se Dusan Vlahovic i Juventusit, i cili renditet i dyti në listën e golashënuesve.

Pavarësisht diferencës së golave, Vlahovic është vlerësuar si sulmuesi më i mirë. Në kategori të tjera, Michele Di Gregorio i Monza është shpallur portieri më i mirë i sezonit. Shokët e skuadrës së Martinezit, Alessandro Bastoni dhe Hakan Calhanoglu, fituan çmimet për mbrojtësin dhe mesfushorin më të mirë.

Trofeu i lojtarit të sezonit do t’i dorëzohet Martinezit të dielën, para se Interi të përfundojë sezonin e tyre në një ndeshje kundër Veronës.

Go to TOP