Martinez me fjalë të mëdha për Slloveninë

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka deklaruar se ndeshja ndaj Sllovenisë në 1/16 të finales së Euro 2024 mund të vendoset nga detaje të vogla.

“Ne e njohim shumë mirë Slloveninë. Të gjitha skuadrat në këto Euro kanë shumë personalitet dhe besojnë se mund të fitojnë. Ndeshjet varen nga detaje të vogla, dhe kjo vlen për Slloveninë. Ata janë shumë mirë të organizuar dhe konkurrues, besojnë në atë që po bëjnë dhe ne do të duhet të jemi në maksimumin tonë”, ka thënë ai. 

Sllovenia e kishte mposhtur Portugalinë 2-0 në një miqësore në mars dhe Martinez ka shprehur respekt për trajnerin Matjaz Kek.

“Kjo ndeshje është ndryshe, nuk është miqësore, është një moment historik për futbollin slloven, hera e parë që ata kalojnë në 1/16-tën në Evropian”, ka thënë tha Martinez. “Ne e admirojmë atë që po bën trajneri i tyre. Kombëtarja e tyre luan si një klub, janë shumë të fortë në mbrojtje, ndihmojnë njëri-tjetrin dhe dinë të luajnë pa top”.

Go to TOP