Marrëveshjet në Samitin e Berlinit, Qeveria: Pas ratifikimit, Kosova lëviz lirshëm me Bosnjën me letërnjoftime

Sot gjatë ditës në kuadër të Procesit të Berlinit, janë nënshkruar tri marrëveshje mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë.

Këto marrëveshje janë ato për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve.

Përmes marrëveshjes për lëvizje të lirë, qytetarët e të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor do të lëvizin lirshëm duke përdoru vetëm letërnjoftimin e njërës nga shtetet.

Pas ratifikimit të kësaj marrëveshje, ashtu siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media, qytetarët e Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, do të lëvizin vetëm me letërnjoftime.

“Përmes marrëveshjes për lëvizje të lirë me letërnjoftime, qytetarët e të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor do të lëvizin lirshëm duke përdorur vetëm letërnjoftimin e njërës nga shtetet sipas legjislacionit në fuqi. Pas ratifikimit të kësaj marrëveshje, qytetarët e Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës më në fund do të lëvizin lirshëm vetëm me letërnjoftime, duke sjellë Prishtinën dhe Sarajevën afër qytetarëve të dy shteteve tona”, thuhet në komunikatë.

Go to TOP